Një shkencëtar turko-amerikan, i cili ka punuar për agjencinë hapësinore të Shteteve të Bashkuara NASA, u lirua nga një burg në Turqi.
Serkan Golge, i cili është mbajtur tre vjet në izolim nën akuza që lidhen me terrorizmin, u lirua pas një bisede telefonike midis presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidentit amerikan, Donald Trump.
Shpjegim zyrtar për lirimin e 40-vjeçarit nuk u dha.
Uashingtoni i ka kërkuar vazhdimisht Turqisë të lirojë Golgen.
Golge është arresuar në vitin 2016, derisa ka qenë për pushime në Turqi.
Arrestimi ka pasuar përpjekjen e ushtrisë turke për grushtshtet kundër Erdoganit.
Ai është akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe është dënuar në shkurt të vitit 2018 me shtatë vjet e gjysmë burgim.
Dënimi i tij është reduktuar në pesë vjet pas një apeli.
“E mirëpresim lajmin për lirimin nga burgu të Serkan Golges”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus.
Golge ka studiuar efektet e rrezatimit tek astronautët që udhëtojnë drejt planetit Mars.
Gruaja e tij tha se puna e tij është ndërprerë pasi ai është dënuar.