Ministri i Tregtisë në Turqi, Ruhsar Pekcan, tha të shtunën se Turqia ka pranuar indikacione se që do të jetë në mesin e tetë shteteve që do të tërheq sanksionet e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por është në pritje të vendimit përfundimar që pritet të vendoset të hënën.
Turqia, anëtare e NATO-s, varet nga importet për të përmbushur nevojat e energjisë dhe Irani ka qenë një nga burimet e naftës për shkak të ofertës më të mirë dhe kualitetit.
“Informacionet që po vijnë janë se Turqia do të jetë në mesin e tetë shteteve që përjashtohen nga marrëveshja. Por, nuk e kemi të qartë ende, deri të hënën”, tha ministri, transmeton REL.
Një burim për Reuters tha se Turqia ka bërë përpjekje për të ulur tregtinë me Iranin, para sanksioneve të ShBA-së , por do të preferonte të kishte disa importe nga ky vend.