Turqia shpërndan bukë nëpër provinca

Prishtinë | 11 Pri 2020 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Brendshme e Turqisë ka njoftuar se do të shpërndahet bukë në provincat e të gjithë vendint pasi është ndaluar qarkullimi.

Buka do të dorëzohet nga automjetet që janë në pronësi të furrave dhe stafi i tyre, si dhe nga anëtarët e Grupit të Ndihmës Sociale “Vefa” që u formua për të ndihmuar personat mbi moshën 65 vjeçare ose ata që kanë sëmundje kronike

Grupi u formua pasi qeveria lëshoi një vendim që këto grupe të njerëzve duhet të mos dalin nga shtëpia.

Turqia vendosi një shtetrrethim dyditor në 31 provinca për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, shkruan AA.

Njerëzit nxituan për në supermarkete dhe furra buke disa orë para se të shpallej kjo masë.

Turqia konfirmoi 98 vdekje të tjera nga virusi të premten, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.006.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme