Turqia ka urdhëruar arrestimin 192 njerëzve mbi dyshimet për lidhje me organizimin e puçit para pak vjetëve së bashku me klerikun Fetullah Gylen.
Operacionet policore që shënjestrojnë ndjekësit e Fetullah Gylen janë ndërmarrë rregullisht që nga dështimi i puçit dhe së fundi kanë fituar momentum. Autoritetet në Stamboll dhe Adana urdhëruan arrestimin e rreth 100 personave javën e kaluar.
Zyra e prokurorit kryesor në Ankara tha se ka urdhëruar arrestimin e 50 të dyshuarve ushtarakë dhe 55 njerëzve të tjerë të akuzuar për përdorimin e aplikacionit ByLock, shkruan Reuters.
Turqia ndaloi aplikacionin për komunikim ByLock pas puçit, me arsyetimin se ndjekësit e Gylen e kanë përdorur për të komunikuar në natën e 15 korrikut të vitit 2016, kur një grup i ushtarëve bëri përpjekje për rrëzim të qeverisë, duke vrarë rreth 250 njerëz.
Gylen, një ish-aleat i presidentit Erdogan i cili ka qenë duke jetuar në një egzil në SHBA që nga viti 1999, ka dënuar akuzat dhe ka dënuar puçin.