Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, ka bërë një qëndrim të lidhet me konkluzionet e javës së kaluar nga Këshilli i Evropës.
Ai ka thënë se ata nuk do ta merrnin një vendim lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa u firmosur një marrëveshje, transmeton Klan Kosova.
“Brexit-i pa marrëveshje nuk do të ishte kurrë vendim yni”, ka thënë Tusk përmes Twitter.
“Jam në konsultime me krerët e BE-së se si t’i përgjigjemi kërkesës së Britanisë rreth një shtyrje për kapitullin e 50. Duhet të jemi të gatshëm për çfarëdo skenari. Por unë ia kam bërë të qartë Kryeministrit Boris Johnson se: Brexit-i pa marrëveshje nuk do të ishte kurrë vendim yni”.Klan.Kosova.