Departamenti qeveritar australian për menaxhimin e emergjencave ka mbyllur zyrën për shkak të ajrit të keq të shkaktuar nga zjarret e shumta, shkruan CNN.
Departamenti i Shëndetit ua ndaloi stafit të punëtorëve të punonin, ndërsa u bë thirrje që të rrinin larg zyrave në Canberra, kryeqytetin australian.
Po ashtu, është mbyllur edhe qendra për shërbime për fëmijë. Organizata YWCA Canberra, e cila operon në disa qendra për fëmijë në Australi, tha se si shumë organizata të tjera, është detyruar që përkohësisht edhe vet t’i mbyllin zyrat në kryeqytet dhe në pjesën rurale të Uellsit të Ri Jugor, përcjell Periskopi.
Shiu që ra të hënën në Australi e freskoi motin dhe u dha pushim zjarrfikësve aq sa për tu përgatitur për emergjencat për ditët në vazhdim, ndërsa vazhdon ende rreziku nga zjarret që po vazhdojnë.