Policia ka njoftuar se në QKUK ka ndërruaj jetë viktima e mitur femër nga Peja si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga një aksident që kishte ndodhur më 2 tetor të këtij viti.
“Është raportuar se viktima e mitur femër kosovare e cila kishte qenë duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve nga aksidenti në trafik, me datën 22.12.2020 ora 18:00 ka ndërruar jetë.
Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.