Policia e Kosovës bëri të ditur se arrestoi një të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar.
- “Prishtinë /17.07.2025 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Ankuesi ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.
- Prishtinë /17.07.2025 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar dhe ka kanosur verbalisht viktimën mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjatë intervistimit e ka mohuar se ka kryer veprimet ndaj viktimës. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.