Të dielën gjatë një aksioni të Policisë në qytetin e Prizrenit janë arrestuar dy persona, Arianit dhe Flamur Deliaj, pasi dyshohet se atyre u janë gjetur disa qese me drogë.
Ndaj tyre, Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Sipas komunikatës së Gjykatës Themelore në Prizren, Arianit Deliaj ka qenë në arrest shtëpiak dhe gjatë kësaj kohe dyshohet se ka kryer vepra penale.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se të dy janë recidivist edhe për vepra tjera penale tipike të kësaj natyre.