U hapën shtëpizat e librave në sheshet kryesore të Prishtinës

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:08 | Nga

Sot u përuruan kiosqet e librave në sheshet kryesore të qytetit. Shitësit e librave për shumë vite kanë qëndruar në shesh në kushte të mjerueshme. Nga sot ata nisën t’i shfrytëzojnë shtëpizat e librave, me kushte shumë të mira për zhvillimin e kësaj veprimtarie.

Këto 8 shtëpiza janë rregulluar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me DEMOS-in zviceran.

Shitësit e librave falënderuan Komunën për këtë projekt, dhe shprehën mirënjohje për mënyrën e shpërndarjes së tyre, proces ky që ka qenë shumë transparent, dhe përmes të cilit kanë mbetur të gjithë të kënaqur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme