U kap me pistoleta në kufi dhe gënjeu për shtatzëninë, Gjykata jep vendimin për Fjolla Morinën (Foto)

Prishtinë | 22 Sht 2020 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për këngëtaren Fjolla Moria, e cila u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas arrestimit, këngëtarja përfundoi në spital në gjendje të rëndë psikologjike dhe pas analizave të kryera, u raportua se ajo ishte në muajin e dytë të shtatzënisë.

Por ditën e sotme, këngëtarja bërë një “echo” të dytë dhe rezultoi se nuk ishte shtatzënë, duke rënduar edhe më tej pozitën e saj para trupit gjykues.

Kokulur dhe me syze errëta, momenti kur këngëtarja Fjolla Morina paraqitet në gjykatë


Kokulur dhe me syze të errëta, këngëtarja Fjolla Morina është paraqitur sot në Gjykatë për t’u njohur me masën e sigurisë, pas arrestimit të saj tre ditë më parë.

Këngëtarja e njohur u arrestua teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërsa në çantën e saj iu gjet pistoletë, çakmak pistoletë dhe 23 fishekë.

Pas arrestimit, këngëtarja ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, ku pas analizave të kryera, ka rezultuar se ajo është në muajin e dytë të shtatzënisë. Këtë lajm ajo mësohet se nuk e ka ditur më herët, ndërsa burimet thanë se është ndjerë e befasuar kur e ka mësuar nga bluzat e bardha.

Ndërkohë, para gjykatës bashkë me këngëtaren do të jenë edhe biznesmeni nga Kosova që jeton në Belgjikë, Fisnik Syla, si dhe shoferi i këngëtares, Fitim Muji. Por pavarësisht këtij fakti, mësohet se Prokuroria e Kukësit ka çuar në Gjykatën e Rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për këngëtaren, e cila u arrestua në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku iu sekuestrua një armë zjarri dhe 23 fishekë. 34-vjeçarja akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve”. Të tre të dyshuarit do të paraqesin argumentet e tyre lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria.

fjolla morina
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme