U kapën me 80 mijë euro kokainë, arrestohen shqiptari dhe gruaja e tij

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 19:02 | Nga

Një shqiptar rreth të 38-tave dhe një grua nga Breshia, 50 vjeçare, janë vënë në pranga pasi do të fitonin një shumë prej 80 mijë euro nga shitja e lëndëve narkotike.

Personat ne fjalë janë burrë dhe grua, shkruajnë mediat italiane.

Trafikantët janë arrestuar në dalje të autostradës në Breshia të Italisë, teksa lëviznin me një makinë tip “Fiat Bravo” dhe janë ndjekur për pak kohë nga efektivët e policisë.

Kur janë ndaluar, gjatë kontrollit në “Fiat Bravo” është gjetur dhe sasia prej 800 gr kokainë, e ndarë në disa paketime dhe e mbështjellë me celofan.

Gjykata e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e tyre, raportojnë sot mediat lokale. Identiteti i shqiptarit dhe as i gruas italiane nuk bëhen me dije, por raportohet se ata janë më precedentë të mëparshëm për trafik droge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme