U kapën me mbi 100 kg substanca narkotike, arrestohen gjashtë shqiptarë në Itali

Prishtinë | 11 Jan 2023 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Policia italiane ka arrestuar gjashtë shtetas shqiptarë gjatë operacionit “Hermanos”, të një dite më parë.

Bëhet e ditur se 18 persona janë akuzuar për trafikimin e 109 kg kokainë e marihuanë, nga të cilat 47 kg janë sekuestruar.

ABC News raporton se grupi kriminal kishte lidhje me Amerikën Qendrore ku sillte kokainën deri në Antwerp të Belgjikës e më pas në Itali. Ata janë gjithashtu përgjegjës dhe për një tentativë vrasje në Ibiza të Spanjës. Të arrestuarit janë italianë, rumunë dhe shqiptarët, R.N., 29-vjeç banues në Sesto S. Giovanni, F.Q., 40-vjeç banues në Bagnolo Mella, A.R., i njohur si Visi, 39-vjeç nga Tirana, E.D., i njohur si Edi, 39-vjeç, banues në Shqipëri, A.Sh., 42-vjeç, I.K., 50-vjeç lindur në Berat e banues në Milano.

Të ngjashme