U largua nga Xing me Ermalin, i bashkohet skuadrës së Luanës

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 19:08 | Nga

Largimi i Filloreta Raçit, ose Fifit siç e njohim ne, nga banda e emisionit “Xing me Ermalin” u bëri të gjithëve përshtypje, e ndërsa vetë moderatori shpjegoi se shkak për këtë janë angazhimet e shumta si këngëtare.

Por duket se largimi i saj ka ardhur për një tjetër arsye, ndonëse nuk e kemi mësuar ende. Këtë e themi pasi, pas largimit nga “Xing me Ermalin”, Fifi është zhvendosur në Top Channel ku do t’i bashkohet bandës muzikore të emisionit “Shiko kush luan”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë autori i këtij programi, Blendi Salaj i cili ka konfirmuar se Fifi do të jetë pjesë e emisionit më të ri që pritet të nisë në Top Channel nën drejtimin e Luana Vjollcës.

 

https://www.instagram.com/p/Bao8ETNByTG/?hl=en&taken-by=fifi.official

Pak a shumë e njëjta situatë është përsëritur edhe me velinën e këtij emisioni, Rashel Kolaneci.

Gjatë puntatës të së shtunës, Ermali komentoi për herë të parë largimin e Rashelit, i cili tha se bukuroshja u largua për shkak të impenjimeve në shkollë, por ajo na tregoi një tjetër version të ngjarjes. Rashel u shpreh se shkak janë bërë debatet e shumta me regjisorët, skenaristët, por edhe me vetë Ermalin, pasi ata nuk i jepnin mundësi për të qenë e lirshme në ekran.

Ju jeni të lirë të besoni cilin version të dëshironi…megjithëse e vërteta do të dalë në shesh herët a vonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme