Në objektin e gjimnazit matematik, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës, organizoi “Garën e Diturisë – Prishtina 2017”, për gjuhë shqipe dhe letërsi, gjuhë angleze, matematikë, fizikë, kimi, biologji, histori dhe gjeografi për nxënësit e klasës së IX të shkollave publike dhe private.
Testi dhe gjithë procesi i garës së diturisë “Prishtina 2017” u administrua dhe monitorua nga zyrtarët e Drejtorisë së Arsimit si dhe mësimdhënësit e fushave të ndryshme.
Qëllimi dhe organizimi i garave me karakter të tillë, është përmirësimi i cilësisë në arsim në përgjithësi, identifikimi i talenteve të ri, nxjerrja në pah e shkathtësive, kompetencave të arritura në shkencat natyrore dhe shoqërore dhe mbështetja e tyre drejt avancimit dhe zhvillimit profesional.