Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit punues kundër Krimit të Organizuar. Takimin e hapi koordinatori nacional Kundër Krimit të organizuar, njëherit zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra.
Në këtë takim u diskutua për aktivitetet që janë ndërmarrë në luftën kundër kësaj dukurie dhe për përpjekjet maksimale në luftimin e të gjitha llojeve të krimit në Kosovë.
Zëvendësministri Shkodra tha se nuk do të duhej të ketë vakum institucional dhe inkurajoj institucionet e vendit që të vazhdojnë me përkushtim të shtuar në këtë drejtim.
Në këtë takim u diskutua raporti përmbledhës vjetor K2 dhe K3, si dhe u vendos të bëhet vlerësimi i Planit të Veprimit të Strategjisë kundër Krimit të Organizuar në muajin shkurt të vitit 2020./EO