U mbajt takimi i liderëve shqiptar në Maqedoni, mungoi kreu i Besës

Prishtinë | 28 Qer 2017 | 18:14 | Nga

Po vazhdon takimi i liderëve shqiptar i thirrur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i cili po mbahet në Shkup.

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka thirrur këtë takim me qëllimin e shqyrtimit dhe implementimit të përcaktimeve programore të bazuara në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare.

Nga BDI-ja në këtë takim marrin pjesë kryetari dhe organizatori i këtij takimi Ali Ahmeti, deputeti Artan Grubi, nënkryetarja Teuta Arifi, nënkryetari tjetër Izet Mexhiti.

Nga Aleanca për Shqiptarët të pranishëm janë Ziadin Sela dhe ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Kurse nga PDSH-ja prezent është Luan Tresi. Ftesës së Ali Ahmetit nuk i është përgjigjur Lëvizja BESA. Kjo parti propozuan që një takim i të tillë të mbahet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Lëvizja BESA propozon që në takim të diskutohet edhe për përpunimin e planit për Propozim-ligjin për gjuhën shqipe dhe formimin e grupeve të punës për implementimin e tij.

Një fakt tjetër interesant i këtij takimi është prezenca e PDSH-së për faktin se ajo nuk ka qenë firmatare në “Deklaratën e Përbashkët” të partive shqiptare, por nga ana tjetër i është përgjigjur ftesës së kryetarit të BDI-së në këtë takim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme