U mbajt takimi për kampanjën avokuese “unë arrij , kur ti vepron”

Prishtinë | 10 Maj 2019 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Grupi monitorues për startegjinë komunale dhe planin e veprimit për personat me aftësi të kufizuara sot mbajti takimin e radhës në kuadër të kampanjës avokuese “UNË ARRIJ, KUR TI VEPRON” e cila u ideua javën që shkoi në punëtorinë trajnimin me grupin punes për avokim dhe monitorim të strategjisë.

Ndër të tjera u vendos që nga java e ardhshme të zhvillohen takime me drejtorë të kuvendit komunal të Ferizajt, asambleist, organaizta joqeveritare, shoqëria civile, mediat, komuniteti i biznesit për të diksutuar implementimin e fushave kryesore të strategjisë.

Në mënyrë që kampanja avokuese #UNË ARRIJ KUR TI VEPRON, të jetë më e fuqishme dhe të rezultojë në zbatim të strategjisë, ftojmë të gjithë akterët e përfshirë të bashkohen me ne duke kontribuar në fushat që ata perkojnë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme