U ngjit në shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit, vdes 45-vjeçari në Mirditë

Prishtinë | 29 Qer 2026 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Një 45-vjeçar ka humbur jetën këtë të hënë në Mirditë, pasi dyshohet se ra në kontakt me energjinë elektrike.

Siç raporton Abcnews.al, ngjarja ndodhi në fshatin Përlat i Epërm të Mirditës, ku 45-vjeçari dyshohet se është ngjitur në një shtyllë elektrike pranë banesës së vjehrrit të tij, pasi kishin probleme me ndriçimin.

Nga hetimet paraprake bëhet me dije se energjia ka qenë e lidhur dhe, për pasojë, 45-vjeçari ka rënë në kontakt me të, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të ngjashme