U qëllua me telefon në fytyrë, zbulohet gjendja e Bebe Rexhës dhe autori

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha u qëllua me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York.

Faqja ‘Pop Base’ shkroi: Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit.

Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë, në momentin kur ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar.

Megjithëse, nuk dihet nëse kjo ka lidhje me sulmin. Pas kësaj, këngëtarja e nominuar për “Grammy” ra në gjunjë me kokën ulur, gjersa anëtarët e ekipit nxituan për ta ndihmuar.

Gjithashtu në rrjete sociale është publikuar edhe një video, ku njëri prej rojeve merr djalin që qëlloi këngëtaren.

Të ngjashme