U tha të vendosnin maskën, dy motrat godasin 27 herë me thikë rojen e dyqanit

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Dy motra po përballen me akuza për vrasjen e një roje sigurie në një dyqan.

Pasi ai i kërkoi që dy motrat të vendosnin maskën ato refuzuan dhe e qëlluan me thikë.

Ato hynë në një dyqan me pakicë dhe filluan një grindje verbale me viktimën, një 32-vjeçar i cili po punonte si roje sigurie, tha policia e Chicagos.

Zyra e Avokatit të Shtetit Cook County tha që burri u kishte thënë motrave se duhej të vendosin një maskë dhe të përdornin mjete për pastrimin e duarve.

Argumenti i tyre u bë fizik kur Jessica Hill, 21, nxori një thikë dhe e goditi atë 27 herë në shpinë, qafë dhe krahë, sipas kallëzimit penal.

Motra e saj, 18-vjeçarja Jayla Hill, e mbajti viktimën për flokë ndërsa ndodhi sulmi. Të dy gratë u dërguan në spital menjëherë pas incidentit për plagë të lehta dhe u akuzuan për vrasje të shkallës së parë, sipas policisë.

Ndryshe, seanca e tyre e ardhshme gjyqësore është caktuar për 4 nëntor, sipas të dhënave të burgut.

Të ngjashme