Një grua, viktimë e hakmarrjes porngrafike akuzoi ish-të dashurin për publikimin e imazheve në internet është shpërblyer me 6.4 milion dollarë.
Ngjarja u gjykua në Kaliforni ku cmimi kompenson dëmin e shkaktuar nga shkelja e të drejtës së autorit duke shpërndarë fotografitë dhe duke i shkaktuar ndjekje e shqetësim emocional.
Gjykimi u bë në padi civile si cështje penale federale kundër Elam që në vitin 2014. Bëhet fjalë për romancën e David Elam me Jane Doe që u njohën nëpërmjet rrjeteve sociale në vitin 2012.
Ata i dërgonin njëri-tjetrit imazhe të ndryshme pasi mbanin lidhjen në distancë për shkak të jetesës së ndryshme që bënin. Kur romanca mori fund, Elam e kërcënoi se do ti shkatërronte jetën duke ia shitur imazhet tek rrjetet e mëdha të pornografisë online.