Greku Antonis Mavropulos u vonua vetëm dy minuta për të zënë fluturimin Adis Abeba-Nairobi, gjë që ishte mrekulli kur bëhet fjalë për jetën e tij sepse ai aeroplan u rrëzua vetëm 6 minuta pas ngritjes. Të 157 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit mbetën të vdekur.
Megjithëse ishte i shqetësuar për vonesën e punëtorët në aeroport nuk e lanë të nisej, ai sot ndihet njeri më fatlum në botë.
Mavropulos është kryetar i organizatës jofitimprurëse “International Solid Vaste Association” dhe pritej të merrte pjesë në Programin vjetor të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.
“Isha i zemëruar sepse askush nuk donte të më ndihmonte të hyja në aeroplan në atë kohë. Unë pashë njerëz të hyjnë në tunel dhe bërtita më lejoni të hyj … Tani jam i lumtur që jam gjallë”, shkroi ai në llogarinë e tij personale në Facebook.