U zunë pritë, vriten babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Gjokë dhe Eduard Gurra janë viktimat që u ekzekutuan pasditen e së enjtes në Dukagjin të Shkodrës.

Mësohet se babë e bir, Gjoka 57-vjeç dhe i biri 31 vjeç u qëlluan me armë zjarri nga persona të paidentifikuar teksa shkonin të shihnin banesën të cilën ua dogjën një natë më parë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, në rrethana ende të paqarta.

Pas plumbave, babë e bir kanë mbetur të vdekur në vend.

Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes teksa nuk dihen ende motivet e vrasjes. Gjokë Gurra ishte ish-polic. /A2News

Të ngjashme