Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) ka inauguruar Qendrën e Dijes në kampusin e inovacionit të këtij Universiteti.
Kjo qendër do të shërbej si hapësirë multi-funksionale e përbërë nga sallat e veçanta për libra sallën e konferencave hapësira të veçanta studimi për studentë dhe studiues, raporton Ekonomia Online.
Edmond Hajrizi, rektor i UBT-së, tha se studentët e këtij universiteti sidomos të kampusit të inovacionit kanë dizajnuar programe të ndryshme duke filluar nga ato atraktive e deri tek ato teknologjike.
Ai tha se përmes kësaj qendre do të arrijnë që puna e studentëve të përdoret edhe në institucionet e tjera.
Hajrizi më tutje shtoi se ky universitet është duke punuar që të bëj sa më shumë digjitalizimin dhe ndërlidhjen e të gjitha kampuseve të UBT-së.
“E i kemi regjistruar librat kemi krijuar disa aplikacione për ti përdorur dhe ndërlidhur me funksionin e qendrës së dijes. Ne do të vazhdojmë që klasat t’i integrojmë në procesin e digjitalizimit. Është ideja që studentët të krijojnë dhe të dizajnon dhe në fund do të mund të kemi një platforma në të cilën do të mund të ndërlidhnim të gjitha kampuset e UBT-së në Kosovë”.
Profesoresha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës cila ndihmoi në realizimin e projektit të UBT-së Mary Somellwise, tha se ky projekt është vetën një shembull i asaj se çfarë bëhet në të gjitha qendrat e UBT-së në Kosovë.
Ajo shtoi se këto qendër e dijes do të ndihmojë që njohuritë që fitohen në këtë universitet të kalojnë kufijtë jo vetëm lokal, por edhe ndërkombëtar.