UBT-ja edhe në Prizren

Prishtinë | 14 Tet 2016 | 17:39 | Nga

UBT-ja zgjeron aktivitetin akademik edhe në Prizren, qyteti i dytë më i madh me numrin e banorëve në Kosovë, pas Prishtinës.

Licencimi i degës së UBT-së në Prizren është bërë i ditur, të premten, nëpërmjet vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).

Në vendim theksohet se dega e UBT-së në Prizren është licencuar për periudhën 5 vjeçare akademike, në programet e studimit që janë akredituar nga Agjencia Kosovare për Akreditim.

Gjithnjë sipas vendimit të MASHT-it, licencimi është bërë pas procedurave të nevojshme administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi, në bazë të Raportit të Komisionit, i cili ka konstatuar se Kolegji UBT-dega në Prizren i plotëson kushtet dhe kriteret e parapara ligjore për zhvillimin dhe ofrimin e studimeve në arsimin e lartë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme