UBT-ja mban takim informues me studentët e masterit

Prishtinë | 17 Maj 2017 | 09:14 | Nga

Sot mbahet takim informues për programin master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018

Sot, duke filluar nga ora 12:30, në UBT do të mbahet një takim informues për programin e përbashkët të studimeve master me Universitetin e Salzburgut, në Austri në Shkenca Politike- Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018.

Këtë vit, studentët e UBT-së kanë mundësi të aplikojnë në Universitetin e Salzburgut, në Austri, si rezultat i krijimit të programit të përbashkët të studimeve për nivelin master, në Shkenca Politike- Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018.

Programi master #PoSIG është i akredituar nga Agjencia Austriake e Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit. Përmes tij, studentëve të UBT-së u ofrohet mundësi unike e studimit në institucionet më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë, siç janë: Universiteti i Salzburgut, në Austri, Universiteti i Pavias, në Itali, Universiteti i Lubljanës, në Slloveni etj.

PoSIG ofron një program studimor që ndërthur përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.

Në mënyrë që t’u lehtësohet aplikimi studentëve të interesuar, si dhe për të bashkëbiseduar lidhur me këtë program, UBT organizon takim informues me studentët e interesuar.

Takimi informues do të mbahet të mërkurën, me datën 17 maj, në ora 12:30, në sallën 02.

Afati i aplikimit mbyllet me datën 21 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme