Shifrat e larta të ish-studentëve dhe studentëve të UBT-së, të cilët janë të punësuar në Kosovë dhe nëpër vende të ndryshme të botës, tregon motivimin dhe përgatitjen e lartë gjatë studimeve, konform kërkesave aktuale të tregut të punës.
Programet unike dhe momentalisht më të nevojshmet që ofron UBT, krijon mundësi që studentët e UBT-së të jenë më të kërkuarit dhe më të përgatiturit, madje edhe në pozita pune të cilat janë fare pak të njohura në Kosovë.
Nga studentët e UBT-së kanë dalë punimet, projektet dhe produktet më inovative, të prodhuara ndonjëherë në Kosovë, të cilat kanë qenë një befasi e mirë edhe për partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë të UBT-së dhe Kosovës.
Po këta studentë kanë ndihmuar në procesin e digjitalizimit të fabrikave që kanë punuar me mekanizëm të vjetruar, kanë ndërtuar robotë dhe pajisje të tjera të pazhvilluara ndonjëherë në Kosovë, madje duke e përfaqësuar Kosovën dhe duke fituar vendet e para edhe në gara të ndryshme nëpër botë.
Të gjitha këto përvoja, shumë prej studentëve të UBT-së i kanë shfrytëzuar për të krijuar ndërmarrjet e veta inovative, shumica prej të cilave janë të parat e atij lloji në Kosovë.
Nga studentët dhe ish-studentët e UBT-së kanë dalë edhe shkollat e para digjitale në Kosovë, fabrika për prodhimin e paneleve solare, qendrat për trajnimin e programerëve dhe IT-ve të ardhshëm të Kosovës, si dhe shumë produkte të tjera të veçanta dhe inovative.
Kjo ka ndikuar që studentët e UBT-së të jenë tejet të suksesshëm dhe të kërkuar në tregun e punës, si dhe të shndërrohen vetë në ndërmarrës, të cilët brenda vetëm pak vitesh punësojnë dhjetëra persona të tjerë në ndërmarrjet e tyre.