UBT përfaqëson Kosovën në konferencën e ekspertëve për reforma në arsim

Bruksel | 13 Dhj 2017 | 13:23 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, në cilësinë e ekspertit kosovar të arsimit të lartë, mori pjesë në konferencën vjetore të Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë (HERE), që këtë vit mblodhi ekspertë të njohur nga të gjitha vendet e BE-së dhe më gjerë.

Konferenca u mbajt në Bruksel të Belgjikës dhe tema e diskutimit ishte Bashkimi Evropian dhe Fqinjët: Politikat e Arsimit të Lartë dhe Bashkëpunimi”, dhe shërbeu si platformë për ndarjen e përvojave në arsimin e lartë ndërmjet shteteve të shumta dhe si vend ku mund të krijohen rrjete të gjera diplomatike dhe kanale të dialogut të politikave për Bashkimin Evropian.

Nga ekspertët që morën pjesë në konferencë, ndër tjerash, u tha se investimet në shkencë e inovacion dhe ngritja e kapaciteteve humane për këtë fushë, është e një rëndësie jetike për rritjen e ndikimit në zhvillim, por edhe në rritjen dhe zgjerimin e aftësisë konkurruese të vendeve.

Aktiviteti i kësaj konference u përqendrua në veçanti në kuadrin rajonal, bilateral dhe dyrajonal të politikave që formojnë dhe mundësojnë reforma, shkëmbime dhe bashkëpunim në arsimin e lartë, të cilat gjithashtu kontribuojnë më gjerë në zhvillimin social dhe ekonomik dhe kanë një funksion të rëndësishëm politik dhe diplomatik për të gjitha vendet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme