UBT përgatit profesionistë të Medias e Komunikimit

Prishtinë | 02 Gus 2017 | 15:21 | Nga

Fakulteti Media dhe Komunikim në UBT është program i studimit me kurrikulë të veçantë dhe infrastrukturë më moderne, andaj studentët që diplomojnë në këtë fakultet bëhen profesionalist të fushës së Medias dhe Komunikimit.

UBT ka traditë me programin e studimit në drejtimin e Medias dhe Komunikimit dhe duke qenë kështu i mundëson studentëve njohuri të hollësishme mbi fushën që ata studiojnë, njëherësh zhvillojnë aftësitë e veta kreative mbi problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria.

UBT posedon edhe infrastrukturën më moderne në rajon dhe më gjerë, si mundësi që studentët mund ta shfrytëzojnë për punë praktike, në mënyrë të jenë në gjendje të punojnë në gjitha specializimet që programi i ofron.

Programi i studimit Media dhe Komunikim në UBT, ofron edhe specializimet: Gazetari, Komunikim, Menaxhim i Medias, Marrëdhënie me Publikun, Regji Televizive, Gazetari On-Line, Kamerë dhe Fotografi.

Vlen të theksohet se falë kualitetit dhe dijes, pjesa më e madhe e studentëve të këtij fakulteti punësohen si: gazetarë, zëdhënës institucionesh, zyrtarë për informim etj., shumë prej tyre punojnë në mediat më të njohura në vend, ndërsa një numër sish janë udhëheqës mediesh, duke mbijetuar shumë mirë në shumësinë e mediave të krijuara në vend, por edhe duke gjeneruar vende pune e mundësi të shumta për kolegët e tyre dhe entuziastët e gazetarisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme