UBT pjesë e konferencës ndërkombëtare “Urat brenda Evropës”

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 16:37 | Nga

Një delegacion i UBT-së, i udhëhequr nga rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Urat brenda Evropës”, në Sarajevë, të Bosnjë e Hercegovinës, organizuar nga Shkolla e Sarajevës për Shkencë edhe Teknologji, nga Universiteti i Salzburgut, si dhe mbështetur nga programi Erasmus+, teksa ka filluar të mbahet nga 7-11 qershor.

Konferenca i ka filluar punimet më 7 qershor dhe do të zgjas deri më 11 qershor, teksa në kuadër të saj, Hajrizi është duke e prezantuar Sistemin e menaxhimit të diplomave të përbashkëta, tash kur UBT, si institucion i arsimit të lartë, është edhe anëtar i programit në master “PoSIG”, për Shkenca Politike në nivelin master, realizimi i të cilit është i mbështetur edhe nga programi evropian Erasmus+, me ç’rast u bë edhe shpërndarja e certifikatave të akreditimit për këtë program për UBT-në dhe për universitetet tjera partnere.

Krahas kësaj, Hajrizi është duke e prezantuar edhe sistemin modern elektronik të të mësuarit “E-learning”, që aktualisht është duke u aplikuar në UBT.

Si institucion i arsimit të lartë, UBT ka marrëveshje me mbi 250 universitete dhe institucione tjera ndërkombëtare, ku përmes pjesëmarrjes ose përfshirjes së drejtpërdrejtë në organizim të konferencave dhe projekteve tjera të përbashkëta, është duke sjellë për studentët kosovarë një qasje të re të të mësuarit dhe angazhimit në jetën akademike dhe më gjerë. Në këtë rrafsh, gjatë kësaj konference, Hajrizi në vazhdimësi është duke u takuar me përfaqësues të institucioneve tjera evropiane, me qëllim të hedhjes së hapave të parë drejt realizimit të marrëveshjeve për bashkëpunim.

Image may contain: 1 person, smiling, standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme