Ekonomia Online
FUNDIT

UBT-së i licencohet laboratori për testime COVID-19

UBT-së i licencohet laboratori për testime COVID-19

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar UBT-në, për të kryer testime me metodën RT- PCR për COVID-19. UBT është qendra më e madhe e inovacionit për mjekësi në Kosovë, ku posedon Poliklinikën e pajisur me laboratorë të standardeve evropiane për të zhvilluar këto testime. Pas vendimit për licencim dhe pas procesit të […]

Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore ka licencuar UBT-në, për të kryer testime me metodën RT- PCR për COVID-19.

UBT është qendra më e madhe e inovacionit për mjekësi në Kosovë, ku posedon Poliklinikën e pajisur me laboratorë të standardeve evropiane për të zhvilluar këto testime.

Pas vendimit për licencim dhe pas procesit të furnizimit me teste, do të fillohet puna me testimin e qytetarëve, testime që përcaktojnë sëmundjen që e shkakton koronavirusi ose nëse virusi është aktiv.

Për hapat e mëtutjeshëm dhe për fillimin e testimeve, UBT do i njoftojë gjithë qytetarët ditëve në vijim.

Të ngjashme