Në vazhdën e aktiviteteve statistikore, “UBT STATS” ka përpunuar dhe publikuar seritë kohore statistikore të sektorit të karburanteve në Kosovë, informatat të cilat burojnë nga Ministria e Financave dhe paraqesin pasqyrat e audituara financiare, të publikuara në faqen e internetit të kësaj ministrie.
Në këtë kontekst janë përdorur pasqyrat financiare të publikuara dhe përfshijnë 14 kompanitë kryesore në treg. UBT STATS do të përfshijë edhe institucionet tjera në kuadër të këtij sektori në momentin që ato publikohen nga Ministria e Financave.
UBT STATS tashmë ka publikuar këto informata në faqen e internetit të UBT-së në formatin Ms. Excell dhe janë në dispozicion për publikun e gjerë ku mundëson përdorim të tyre për qëllime të analizave të ndryshme profesionale.
Një analizë e shkurtër e këtij sektori është publikuar në kuadër të Periodikut të UBT STATS-it e cila gjenden në internet në vegëzen: http://ubt-uni.net/?cid=1,598
“UBT STATS” është qendër që synon që të zhvillojë gjithmonë module të reja, vazhdimin e publikimeve të rregullta, përfshirjen e hulumtimeve të bëra nga konferencat dhe studentët, përditësimin periodik të moduleve ekzistuese, promovimin e shërbimeve të qendrës etj.