Udhëheqësit e KRU”Prishtina” takohen me drejtorin e NJPMNP-së në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme, udhëheqësit e KRU”Prishtina” sh.a., UD i kryeshefit ekzekutiv Sokol Xhafa, UD i zyrtarit kryesor financiar Remzi Llumnica dhe UD e drejtorit teknik Lumnije Zeka mbajtën  takim në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, me drejtorin e NJPMNP ( Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike) z. Besnik Krasniqi.

Temë kryesore e takimit të sotëm ishte çështja e fillimit të procedurave për lansimin e projektit për Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura për qytetin e Prishtinës me rrethinë.

Në këtë takim tejet të rëndësishëm,  u diskutuan edhe tema të tjera për projektet infrastrukturore në veçanti për rrjetat e ujit dhe ujërave të ndotura që po ndërtohen me donator të ndryshëm në zonën e shërbimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ” Prishtina” sh.a.

Përgjatë diskutimeve kishte dakordim që të përshpejtohen dhe avansohen tutje procedurat që mundësojnë lansimin e procedurës tenderuese për parakualifikim për shërbimet konsulente rreth projektit më madhor në fushën e trajtimit të ujërave të ndotura.

Takime të tjera, do vazhdojnë edhe më tej.

Të ngjashme