Udhëheqësit e Vetëvendosjes marrin nënshtetësi shqiptare

Prishtinë | 22 Gus 2016 | 12:55 | Nga

Disa nga krerët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar nënshtetësinë e Shqipërisë, duke u pajisur me pasaporta të shtetit shqiptar, njofton Klan Kosova.

Lajmi është publikuar në disa media, por është nga aktorë të Vetëvendosjes, të cilët kanë përgëzuar kolegët e Lëvizjes në llogaritë e tyre në Facebook, siç ka bërë, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi.

Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfituar nënshtetësinë shqiptare me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme