Udhëtonte me 6 kg kokainë dhe me vajzën 5 vjeçe, policia prangos shqiptarin

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Policia italiane ka vënë në pranga një 43 vjeçar shqiptar i cili është kapur teksa udhëtonte në linjën e tragetit. Në makinën e shtetasit me inicialet B.O është gjetur një sasi prej 6 kilogramë kokaine, e barasvlefshme me 1.5 mln euro.

Policia e ka gjetur driogën të fshehur në airbag-un e makinës. Pikërisht në sediljen e pasagjerit ku qëndronte gruaja e tij rumune dhe vajza 5 vjeçare e çiftit. Shqiptari është burgosur ndërsa gruaja e tij do të hetohet në gjendje të lirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme