UEFA ka reaguar dhe ka gjobitur Kombëtaren e Francës për gabimin me himnin e Shqipërisë gjatë ndeshjes eliminatore për Euro 2020.
Kampionët e botës në fitoren 4-1 ndaj kuqezinjve u sollën në mënyrë të pahijshme duke ngatërruar himnin.
UEFA mori një masë qesharake duke gjobitur “Gjelat” me 20 mijë euro.
Francezët gabuan duke vendosur himnin e Armenisë dhe jo tonin në eliminatoret e Evropianit.
Spikeri stadiumit gaboi gjithashtu dhe në momentin që kërkoi falje për momentin e sikletshëm.
Ai përsëriti të njëjtën gjë: I kërkoj falje Armenisë!Telegrafi.