Kombëtarja e futbollit të Serbisë po përballet me një dënim të ri pasi UEFA ka filluar procedurat disiplinore.
Kjo pasi që tifozët serbë në ndeshjen kundër Ukrainës brohoritën parulla politike “Kosova është Serbi”, transmetojnë mediat serbe.
Serbia ishte dënuar me kusht për shkak të veprimeve të ngjashme në ndeshjen kundër Portugalisë, kështu që tash pritet të marrë dënimin nga ana e UEFA-s që të luajë një ndeshje pa shikues.