UEFA ka ngritur procedurë disiplinore ndaj Federata e Futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Malit të Zi.
Kjo për shkak të disa parregullsive që ngjan në ndeshjen e fundit që u zhvillua të hënën në Prishtinë.
Indeksonline mëson se Komisioni Disiplinor pritet ta dënojë FFK-në, pasi që ka vërejtur se janë hedhur gjësende në fushë nga tifozët.
Në anën tjetër Mali i Zi akuzohet për të njetën pikë, poashtu për incidentin e përleshjes së tifozëve.
Trupi gjykues i UEFA-së do të marr vendimin në lidhje me këtë çështje më 21 nëntor.