Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës do t’i shtohet edhe një kompeticion tjetër nga viti 2021.
Këtë plan të UEFA-s e ka bërë të ditur kryetari i Asociacionit të Klubeve Evropiane (ECA), Andrea Agnelli, shkruan Daily Mail, përcjell Klan Kosova.
Kështu që, nga fillimi i sezonit 2021-22, numri i klubeve të përfshira në kompeticionet evropiane do të jetë 96. Pas kësaj, në fazën e grupeve të “Europa League” do të reduktohet numri i ekipeve nga 48 në 32.
Në garën e re evropiane do të marrin pjesë ekipet që nuk mund të jenë pjesë e dy garave aktuale.