UEFA ka vendosur që Bjellorusia ndeshjen ndaj Zvicrës ta zhvillojë në Novi Sad të Serbisë. Bjellorusia e Zvicra do të takohen më 25 mars në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2024.
Bjellorusia nuk mundet ti zhvillojë ndeshjet si vendas në territorin e saj për shkak të sanksioneve nga FIFA lidhur me përkrahjen e Rusisë gjatë luftës ndaj Ukrainës dhe kësisoj UEFA ka vendosur që ndeshjen e parë të kualifikimeve ta luaj në Serbi.
Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I e ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin e Andorran.
Xhaka dhe Shaqiri pritet të udhëtojnë drejt Serbisë në mars dhe kjo gjë i ka shqetsuar paksa autoritetet në Begorad.
Dyshja shqiptare ishte protagonist në eliminimin e Serbisë nga Botërori në vitin 2018 dhe këtë vit në Katar.