Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka marrë licencën A të UEFA-s për trajner.
Kështu ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit, që ka thënë se kursin intenziv e kanë përfunduar bashkë me Canën edhe ish-futbollistë të njohur si Bledi Shkëmbi e Suad Lici.
Cana kishte shprehur dëshirën e tij për t’u bërë trajner futbolli kohë më parë. Ai madje kishte thënë se është i gatshëm që një ditë të udhëheqë edhe përfaqësuesen e Kosovës.