Në një fotografi të postuar në Instagram, Rita ka bërë të ditur se ajo do të jetë pjesë e UEFA-s, shkruan lajmi.net.
Sipas një njoftimi të shtëpisë së futbollit thuhet se “UEFA i ka bashkuar forcat me kantautoren, aktoren dhe dizajneren ndërkombëtare, Rita Ora, në një partneritet që ka për qëllim transformimin e imazhit të futbollit femëror dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e femrave”.
UEFA do të jetë gjithashtu sponsori zyrtar i turneut “The Girls Tour”, të Rita Orës, si pjesë e fushatës së tyre “TogetherWePlayStrong”.
Kënga e fundit e saj është “Girls”, në bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charli XCX.
https://www.instagram.com/p/BiwBYFaHRuq/?utm_source=ig_embed