UEFA ndaloi shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena – por tani vjen mbështetja më e madhe për LGBTQ+

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 16:48 | Nga Ekonomia Online

UEFA njoftoi se në Allianz Arena nuk duhet të shfaqen më ngjyrat e ylberit pasi ka kontekst politik.

Shtëpia e futbollit evropian para pak ditësh kishte bërë të ditur se Manuel Neuer mund të gjobitet se barti shiritin e kapitenit me ngjyra të ylberit, por më pas u tërheq.

Allianz Arena më pas shfaqi ngjyrat e ylberit përreth stadiumit, gjersa UEFA i paralajmëroi që të ndalonin me shfaqje të tilla.

Mirëpo, në mbështetje të LGBTQ+ deri më tani kanë dalë Barcelona, Antoine Griezmann, Gerard Pique dhe Werder Bremeni.

Ata kanë kërkuar nga UEFA në njëfarë mënyrë që mos të ndalojë një gjë të tillë dhe të shfaqen ngjyrat e ylberit.

Sipas reagimeve në mediat sociale, ky është një diskriminim që po bëhet ndaj këtij komuniteti dhe nuk duhet bërë veprime të tilla, sidomos nga UEFA.

Organi më i lartë i futbollit në Evropë kërkoi që gjatë Euro 2020 mos të ketë shfaqje të tilla, pasi rrezikon edhe mbarëvajtjen e garës.

Të ngjashme