UEFA zgjedh ekipin e sezonit në Ligën e Kampionëve

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka zgjedhur ekipin më të mirë të sezonit në Ligën e Kampionëve.

Liverpooli, që të shtunën fitoi në finalen e madhe ndaj Tottenhamit, ka gjashtë lojtarë në mesin e 20 më të mirëve.

Si portierët më të mirë janë zgjedhur Alisson Becker i Liverpoolit dhe Marc-Andre ter Stegen i Barcelonës.

Në mbrojtje, prin Liverpooli me Virgil van Dijkun, Trent Alexander-Arnoldin e Andy Robertsonin të përfshirë. Aty janë edhe Matthijs de Ligt i Ajaxit e Jan Vertonghen i Tottenhamit.

Edhe pse s’arritën sukses, Lionel Messi i Barçës e Cristiano Ronaldo i Juventusit nuk mungojnë në listën e më të mirëve.

Ky është ekipi i vitit sipas UEFA-s:

Image

Portierë

Alisson Becker (Liverpool)

Marc-André ter Stegen (Barcelona)

Mbrojtës

Virgil van Dijk (Liverpool)

Matthijs de Ligt (Ajax)

Jan Vertonghen (Tottenham)

Trent Alexander-Arnold (Liverpool)

Andy Robertson (Liverpool)

Mesfushorë

Moussa Sissoko (Tottenham)

Hakim Ziyech (Ajax)

Kevin De Bruyne (Manchester City)

Frenkie de Jong (Ajax)

Tanguy Ndombele (Lyon)

Georginio Wijnaldum (Liverpool)

David Neres (Ajax)

Raheem Sterling (Manchester City)

Sulmues

Lionel Messi (Barcelona)

Dušan Tadić (Ajax)

Sadio Mané (Liverpool)

Cristiano Ronaldo (Juventus)

Lucas Moura (Tottenham)

Të ngjashme