Uellsi fiton në çastet e fundit ndaj Bullgarisë

Prishtinë | 06 Sht 2020 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Uellsi ka shënuar fitore në çastet e fundit ndaj Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Uellsi triumfoi në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës B me rezultatin 1:0. Neco Williams (90+4’) e realizoi golin e fitores për Uellsin. Për Uellsin është fitorja e dytë në po aq ndeshje, pasi të enjten fitoi 1:0 në udhëtim ndaj Finlandës. Për Williamsin është goli i parë i shënuar me fanellën e Uellsit. 

Fitoren e dytë e kanë shënuar edhe Ishujt Faroe. Faroet triumfuan 1:0 në udhëtim ndaj Andorrës në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës D. Klaemint Olsen (30’) shënoi golin e vetëm. Ishujt Faroe triumfuan 3:2 në shtëpi të enjten ndaj Maltës.

Të ngjashme