Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton të gjithë konsumatorët të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga dita e sotme (1 gusht 2019 deri më 15 gusht 2019) janë të obliguar që ta instalojnë (blejnë) ujëmatësit në pronat e tyre, shtëpi, banesa, institucione dhe biznese të vogla e të mëdha.
Sipas KRU Prishtina, synimi i instalimit të ujëmatësve individual, aty ku nuk ka, do të reflektojë në reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e shërbimeve gjithnjë e më cilësore karshi konsumatorit, transmeton Klan Kosova.
“Në të kundërtën, KRU Prishtina sh.a., është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalë nga ARRU-ja, të datës 20.06.2019 mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht mos instalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim”.