Kompania e Ujësjellësit Rajonal ” Prishtina ” ka njoftuar se prej 25 janarit të këtij viti kur ka nisur më shkyçjen e borxhlinjëve ka arrit që t’i shkyq nga rrjeti 700 konsumatorë.
“Brenda katër muajve, janë realizuar mbi 700 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, janë vizituar mbi 3000 konsumatorë borxhlinj dhe janë dërguar te përmbaruesit privat rreth 1200 lëndë të konsumatorëve që nuk janë të rregullt ndaj shërbimeve të ujësjellësit. Veq në muajin prill 2018 janë shkyçë 170 konsumatorë”, thuhet në kumtesë.
Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” si: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.
Aksioni do të vazhdojë deri në fund të vitit 2018.
Njoftohet më tej se ky aksion do të vazdhojë, dhe se borxhi i konsumatorëve është mbi 50 milionë.