Pika kufitare “Dheu i Bardhë” për momentin është e pakalueshme, për shkak të vërshimeve në këtë zonë.
Kështu është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ku thuhet se kjo rrugë është e pakalueshme për momentin.
Po ashtu janë publikuar video, të cilat tregojnë se lumi Morava është rritur dhe ka vërshuar në fshatin Konçul.
Sipas videos dhe raportimeve nga LuginaLajm, duket se rruga Bujanoc – Konçul është bllokuar nga policia lokale, dhe se një pjesë e fshatit vazhdon të jetë nën ujë.