Uji me mjaltë, aleat i shëndetit tuaj

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 10:37 | Nga

Mjalti është një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Thuhet se shëndeti vjen nga barku, e nëse është kështu, duhet ta konsumoni për t’i thithur vetitë e tij shëruese. Sidomos ndikon te ata që kanë telashe me kapsllëkun. Është një pije e thjeshtë me mjaltë që duhet konsumuar çdo ditë për të përmirësuar tretjen.

 

Përzieni mirë 2 dcl ujë të vakët me një lugë mjaltë. Prisni që të tretet mirë e më pas e pini. Uji duhet të jetë i vakët e kurrsesi i vluar, sepse shkatërron vetitë shëruese të mjaltit.

 

Si ndikon në tretje:

– Lehtëson kalimin e ushqimit në sistemin tretës, nga zorra e hollë në të trashën.

– Neutralizon gazrat që prodhohen në sistemin tretës.

– Qetëson lukthin dhe ndihmon në shërimin e të thatit në lukth dhe bakteret në stomak.

Si reagon në trup:

– Detokson trupin, hedh helmet jashtë.

– Me pak lëng limoni shndërrohet në aleat për humbje në peshë.

– Ndikon si antibakterial, ju furnizon me enzima, vitamina dhe minerale që luftojnë bakteret e dëmshme.

– Lehtëson alergjitë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme